Ish-kryeministri Sali Berisha vijon betejën e tij me dretjësinë, duke mos pranuar vendimin e GJKKO për ashpërsimin e masës së sigurisë nga ‘Detyrim Paraqitje’ në ‘Arrest shtëpie’. Burime bëjnë me dije se numri një I grupit të rithemelimit, ka dërguar një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon heqjen e masës së sigurisë së “arrestit në shtëpi” ku ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar.