Sali Berisha i shtriu dorën e bashkëpunimit të gjitha partive politike, për të krijuar një front të gjerë opozitar, të bashkërenduar në protestat për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti, pas hetimet të SPAK për numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun. Ende nuk ka një datë për protestën kombëtare të radhës, por kryedemkrati zbulon se para 20 shkurtit opozita do të ngrihet në demostrata.