Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka. Duke komentuar kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirian Olldashi nga procesi për shkak të konfliktit të interesit, Berisha e ka konsideruar si qëndrim hipokrit, pasi sipas tij në konflikt interesi është gjyqtarja Gjoka.