Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të të gjithë shqiptarëve. Qëndrestarë të pamposhtur, ju përshëndes ju përzemërsisht. Përshëndes oratorët e parlamentit të fjalës së lirë, e parlamentit të qytetarëve guximtarë, të cilët çdo natë me fjalët e tyre mbrojnë të vërteta të rëndësishme për çdo qytetar shqiptar. Të dashur miq, rinia e Bangladeshit përzuri dje pas sakrificash dymujore, përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan.