Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherë kryetar i PD, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të PPE, ku denoncoi zgjedhjet e 11 majit, që sipas tij u mbajtën nën presion e blerje të votës nga qeveria me forma të ndryshme, që nga bonusi i pensioneve tek licencat për mbjellje kanabisi. Teksa e konsideroi vendin si një narko-shtet, kërkoi dërgimin e një misioni nga PPE për mbledhje faktesh.