Partia Demokratike mblodhi pasditen e kësaj të mërkure Këshillin Kombëtar ku në fokus ishte protesta e 22 Dhjetorit. Mbledhje kjo e para pas humbjes së zgjedhjeve ku Berisha edhe njëherë u shfajësua duke I quajtur një farësë pasi sipas tij u vodhën nga kryeministri Edi Rama dhe bandat, ndërsa njoftoi se analiza do të bëhet në një moment të dytë duke e shtyrë me argumentin se në fokus mbetet rrëzimi I qeverisë. Por ajo që do të ishte një mbledhje bashkimi përbri protestës kombëtare, u duk dhe një përjashtim për Salianjin që u largua nga mbledhja para se të niste, pasi më herët Berisha e akuzoi se kaloi vijën e kuqe. Gjatë mbledhjes Berisha vendosi theksin vetëm tek protestat.