Top News- Berisha gjunjë më gjunjë me qytetarët në Laprakë: Donin të na zhduknin, por ne…
17/01/2026 21:31

Në qoftë se në vitin 2013, pas një sage të gjatë varfërie, ne ja dolëm të kemi në Shqipëri rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Gjatë këtyre viteve, ne u rrokullisëm përsëri të fundit në rajon për rroga dhe pensione. Pra, u ndala tek këto faktorë për të theksuar se sa të vështira kanë qenë për secilin prej jush, njerëzve me ndërgjegje politike, njerëz me ideale të larta njerëzore, patriotë, atdhedashës, sa të vështira kanë qenë këto 13 vite në opozitë. Por miqtë e mi, dy gjëra duhet të mbajmë parasysh. Së pari, kush jemi ne? Kush jemi ne demokratët? Në qoftë se kthejmë kokën mbrapa, ne demokratët, për ne demokratët politika veprimtaria jonë politike është arti i të pamundurës. Ne të pamundurën e bëjmë të mundur. A mund të imagjinoni ju? vitin '91, '92 kur erdhëm në pushtet. Të gjitha premtimet tona ishin premtime idealiste. Asnjë nga ne nuk njihte asnjë nga praktikat që duhet që duhet të zbatonin për realizimin e tyre. Vinin të gjithë nga një sistem i tmerrshëm, ku njohuritë tona fillonin dhe mbaronin me ekonominë socialiste, me rendin socialist. Por ne, besimtarë tek Zoti dhe tek idealet fisnike të njeriut, arritëm me shpejtësi të madhe të hedhim bazat në Shqipëri të sistemit demokratik. Shqipëria në atë periudhë, nga viti në vit dyfishonte të ardhurat. Shqipëria, vendi më i kolektivizuar, një lloj si Koreja e Veriut sot, arriti në katër vite vendi më i privatizuar, vendi i iniciativës së lirë tuaj. Shqipëria u hap ndaj botës. Por, siç dihet, patëm një moment shumë të vështirë, shumë të rëndë. Skemat piramidale, nuk dua të bëj historinë e tyre. Ne nuk i njihnim. Por pse s’i njihnim, përgjegjësia ishte e jona. Dhe ne e morëm atë përgjegjësi, dolëm në opozitë, u përpoqën të na zhduknin. U përpoqën të na fshinin nga faqja e dheut. U përpoqën që emri ynë të harrohej. Por çfarë ndodhi? Përkundrazi, ne u ngritëm si feniksi nga hiri. Ju jeni dëshmitarë. Ku e nisëm ne në vitin ‘97? Dhe pse u ngritëm? Po u ngritëm për dy arsye. E para ne u treguam të ndershëm me qytetarët. Qeveria nuk kishte prekur asnjë qindarkë. Asnjë qindarkë. Dhe e dyta, ne u thamë qytetarëve, ato para nuk i kthejmë ne. Pse? Se ai nuk ishte një borxh i marrë nga qeveria. Dhe për ta kthyer atë qeveria duhet të merrte paratë tuaja që s’kishit vënë para në skema piramidale dhe t’ua jepte atyre të tjerëve. Kjo ishte pastaj betejë për karrige, e pa moral, e pandershme. Dhe ju kujtohet shumë mirë kur rivali im bënte fushatë do t’ju kthejë çdo qindarkë. Unë ju thashë qytetarëve se nuk mund të kthejë asnjë qindarkë, përveç atyre që janë në, në llogaritë e firmave. Sepse borxhi është i vjetër sa vetë njeriu. Dhe njeriu një borxh që s'e ka marrë nuk e njeh kurrë. Sado e dhimbshme ishte kjo, po ju them unë ty, në qoftë se do kishim bërë të kundërtën, s’do ishim sot në këtë sallë më. Ne qëndruam, ne qëndruam të hekurt pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim, në një parim të drejtë dhe të ndershëm, në një moral. Nuk mund të mirrje ti paratë e tjetrit që kishte vendosur në banka për të shlyer llogaritë e atij tjetrit që ishte vendosur në skema. U përpoqën, çfarë akuzash nuk bënë. Krime kundër njerëzimit. Dilnin me një shishe Pepsi përpara thonin që ky, ky është një helm i tmerrshëm ushtarak. Po ne s'u lëkundëm. Ne vazhduam në idealet tona, në besimin tonë.

Top Channel/ Lapaj rikthehet poshtë zyrës së Ramës: Dorëhiqu! Nuk kemi frikë
17/01 22:53
Top Channel/ Berisha: Do mbushim sheshet e Tiranës! Sa të vij në pushtet, do vendos…
17/01 22:15
Top News- Tubimi i “Shqipëria Bëhet” përpara Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë
17/01 22:02
Top News- Berisha: Rama falimentoi fermerët duke hapur kufijtë për prodhimet serbe
17/01 21:47
Top News- Përmbytjet, Berisha: Kanalet duheshin pastruar, tani ua vënë fajin qytetarëve
17/01 21:46
Top News- “Askush nuk do vijë të na i zgjidhë problemet”, Berisha qytetarëve: Do dalim shesheve
17/01 21:45
Top News- Kreu i PD, Berisha i prerë: Nuk tërhiqemi nga denoncimet për ministrat e deputetët
17/01 21:33
Top News- Berisha gjunjë më gjunjë me qytetarët në Laprakë: Donin të na zhduknin, por ne…
17/01 21:31
Top News- “Në 8 vite”, Berisha nga Lapraka: PD transformoi Shqipërinë, Kosova u shpall e pavarur
17/01 21:30
Top News- Berisha “foltore” në Laprakë: Qeverisja e Ramës, plaçkiti më shumë se çdo regjim tjetër
17/01 21:29
Top Channel/ Lapaj protestë para Kryeministrisë: Jemi këtu për të dëshmuar se nuk kemi frikë
17/01 19:42
Top Channel/ Donald Trump ftesë Ramës të përfaqësojë Shqipërinë në bordin e paqes
17/01 19:30
Top News – Rama te Bordi i Paqes për Gazën. Kryeministri: Donald Trump më ftoi personalisht
17/01 18:47
Top News – ‘Rama po godet drejtësinë dhe PD’. Sali Berisha pas fjalës së Edi Ramës me deputetët e PS
17/01 17:47
Top News – Task Forcë për shishet plastike. Rama mbledh kryebashkiakët: Faktor për përmbytjet
17/01 17:44
Top Channel/ “Mos prisni nga shteti”, Rama kushtin kryebashkiakëve që duan të rikandidojnë: Duhet…
17/01 17:05
Top News – Berisha: Rama, grusht shteti! Po mbron Ballukun me parlamentin
17/01 16:03
Top News – ‘Mblidhni shishet nëpër kanale’. Rama porosit kryebashkiakët për përmbytjet
17/01 15:21
Top Channel/ Berisha: Kryengritje paqësore: Duhet të jetë e gjatë, vendimtare për fatin e Shqipërisë
17/01 15:13
Top Channel/ Rama paralajmëron kryebashkiakët: “S’ka rikandidim pa arritur objektivat
17/01 15:12
DIGITALB DIGITALB