Ish kryeministri Sali Berisha ftoi jo vetëm opozitarët por edhe socialistët të dalin në protestë. Në fjalimin e përditshëm nga dritarja e banesës së tij, në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ ku qëndron i izoluar, Berisha paralajmëroi intensifikim të aksionit opozitar.