Protestën e thirrur në po të njëjtën ditë kur Apeli vendos për fatin e vulës dhe lidershipit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e konsideron ndërhyrje në vendimin gjyqësor. Nga oborri i kuvendit ish kryeministri paralajmëroi një protestë të përmasave të mëdha. Berisha: “Nesër protesta do jetë madhështore. Qytetarët e shohin se kanë të bëjnë me një kufomë të pakallur. S’kam asnjë lloj arsye që të ndërhyj në vendimin e gjykatës. S’ka gjykatës që mund të pranoj palë përveç Blerina Muçës.