Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka njoftuar këtë të enjte se avokati i tij ka dorëzuar padinë për shpifje në gjykatën korreksionale të Parisit. Sipas Berishës padia bazohet në parimin se shpifja nuk ka imunitet dhe dënohet në çdo vend. Ish-kreu i qeverisë ka ftuar edhe njëherë Sekretarin Amerikan që të dorëzojë çdo provë që disponon kundër tij.