Opozita fitoi shtatë bashki në zgjedhjet e 14 majit, por në asnjërën prej tyre nuk ka siguruar dot shumicën në këshillat bashkiakë. Në Mirditë, Has, Himarë, Memaliaj dhe Kavajë shumica është siguruar nga Partia Socialiste ndërsa në Pukë dhe Fushë Arrëz forcë e parë ka dalë Partia Socialdemokrate. Kompetencat e këshillave bashkiakë detyrojnë të shtatë kryetarët e dalë nga koalicioni Berisha-Meta që të bashkëpunojnë me këshillin, që ka në dorë që nga miratimi i planeve vendore të zhvillimit, ai për buxhetet vjetore, deri te asistenca sociale.