Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar lirimin e 31 vjecarit Gert Shehu, personit që e qëlloi atë më grusht në fytyrë gjatë tubimit për të nisur protestën kundër qeverisë Rama. Berisha u shpreh se ai është mjeran, dhe se autori i vetëm i këtij sulmi është Edi Rama, i cili është ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës. Gjatë fjalës së tij në podium, kryedemokrati tha se asgjë në botë nuk e mposht PD, popullin e opozitës dhe fitores. Ai e cilësoi Ramën si kriminel dhe tha se demokraktët janë mbledhur për të protestuar kundër horrave dhe kriminelave.