Ish-kryeministri Berisha që ka marrë në dorë frenat e Partisë Demokratike, pavarësisht aspektin ligjor ende të pazgjidhur zyrtarisht zhvilloi me qytetarët një bisedë online përmes rrjetit social facebook. Pyetjet më të shumta kishin të bënin me protestat e opozitës, për të rrëzuar sipas Berishës regjimin e Ramës.