Kreu i SPAK, Altin Dumani nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (në përfundim të mandatit të tyre kushtetues tha se reforma në drejtësi ka dhënë frytet e saj. Sipas tij është goditur pandëshkueshmëria dhe mendësia e vjetër. Ai gjithashtu ka përmendur sfidat që janë shoqëruar me këto procese, siç është ngarkesa e madhe për prokurorët dhe çështjet që kërkojnë zgjidhje të shpejta, duke përfshirë administrimin e çështjeve të Komisionerit Publik dhe kalimin e çështjeve të pazgjidhura tek SPAK.