Ish-kryeministri Sali Berisha fajëson qeverinë për blerje masive të votës në zgjedhjet e 14 majit. Ai e konsideron se gjithçka u bë për të asgjësuar opozitën, por kjo u refuzua nga shumë qytetarë. Në kundërshtim me çdo lloj parimi dhe ligji, PD-ja, forca kryesore opozitare u fut në zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit të koalicionit u refuzua në mënyrën më staliniste. Për blerjen e votës, mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike në mbarë vendin dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan si punonjës të përkohshëm pa kontratë. Vetëm në Peshkopi u disbursuan 400 milionë lekë për individë me aftësi ndryshe. Në rastin tjetër ata paguajnë qytetarin për të votuar kandidatin socialist. Në tregun e zi, shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro.