Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të vijojnë të qëndrojnë në Arrest shtëpie. Në seancën e zhvilluar këtë të premte, Apeli I Posaçëm vendosi të lë në fuqi masën e sigurisë për dy të akuzuarit nga ana e SPAK që tashmë janë marrë të pandehur për çështjen e privatizimit të Kompleksit Partizani. Malltezi u paraqit në seancën gjyqësore ndërsa Berisha jo. Ai I cilësoi akuzat ndaj tij si politike.