Sali Berisha u rikthye në Kuvend gjatë kohës që mori fjalën për të lexuar raportin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, drejtuesi i saj, Altin Dumani. Një përballje tjetër, por kësaj here në Kuvend, pas letrave të herëpashershme që Berisha thotë se i lë në zyrë sa herë shkon për t’u paraqitur në SPAK për masën e sigurisë detyrim paraqitje.