Pas disa orësh debate Këshilli i Mandateve ka miratuar me 6 vota pro kërkesën e SPAK, për t’i hequr imunitetin ish-kryeministrit Sali Berisha. Një vendim i tillë i jep dritën jeshile SPAK për të ashpërsuar masat e sigurisë ndaj tij. Votën pro dhënies së autorizimit e dha edhe Enkelejd Alibeaj, përfaqësuesi i vetëm nga PD që mori pjesë në mbledhje.