Top News/ Berisha do të heq ‘non gratën’/ kompania lobuese letër DASH- Dëmton interesat e SHBA
31/07/2025 16:44

Kompani amerikane Continental Strategy ka kërkuar heqjen e non gratës për ish kryeministrin Sali Berisha. Në raportin e dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, kompania ka renditur arsyet se përse sipas saj Berishë i duhet hequr statusi ‘non grata’. Sipas kompanisë shpallja non grata ishte e motivuar politikisht dhe i mungonte baza faktike. Ky vendim vazhdon kompania, ka sjellë dëmtim të interesave të SHBA, si dhe tërheqja e tij do të rivendoste neutralitetin e politikës. Po ashtu në kërkesë nënvizohet se Berisha dhe qëndrimet e tij përputhen me ato të shpallura nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe vetë reformat e administratës Trump. Kompania sjell në vëmendje edhe marrëdhëniet historike të Berishës me SHBA. Në raportin në fjalë, në bazë të të cilit kërkohet heqja e non gratës, ndër të tjera akuzohet edhe Soros, si një prej ndikuesve në shpalljen e këtij vendimi nga administrata e mëparshme. Raporti i ka kushtuar rëndësi edhe zgjedhjeve, për çka thotë se kjo masë e SHBA ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Sipas raportit, vëzhguesit ndërkombëtar konstatuan një sërë shkeljesh seriozes, si kërcënime e presion, bashkimin e partisë me shtetin, ndikimin e krimit në zgjedhje si dhe kontroll të medieve. Për këtë thuhet në kërkesë: Sekretari i Shtetit duhet të heqë menjëherë përcaktimin 7031(c) të Sali Berishës bazuar në: 1. Mungesë të bazës faktike: Përcaktimi ishte i motivuar politikisht pa prova të konsiderueshme 2. Rrethana të ndryshuara: Përkeqësimi demokratik i Shqipërisë nën udhëheqjen aktuale tregon efektet kundërproduktive të përcaktimit. 3. Interes kombëtar bindës: Rivendosja e besueshmërisë dhe neutralitetit të SHBA-së në politikën shqiptare i shërben interesave strategjike 4. Konsistencë me parimet e politikave: Përputhet me kundërshtimin e deklaruar të Sekretarit Rubio ndaj sanksioneve të politizuara 5. Axhenda e reformës së administratës Trump: Mbështet përpjekjet për të përmbysur armatosjen e institucioneve qeveritare 6. Prishja e bashkëpunimit Departamentin e Shtetit-OJQ: Demonstron angazhim për hartimin e politikave objektive, të lira nga ndikimi progresiv i rrjetit të avokimit.

Top News – Jo vetëm me Spiropalin. Rama kritika Gjiknurit, Hoxhës e deputetëve të Shkodrës
29/03 20:15
Top News – ‘Mashtroi me monologun e së dielës’. Berisha akuzon Ramën: Taksat e tij rritën naftën
29/03 19:54
Top News – ‘Përçarje’ brenda socialistëve? Peleshi: Nuk e di ca do të thotë, por ka diskutime
29/03 19:50
Top News – Reforma territoriale dhe variantet e PS/ PD: Tymnajë me fjalë, propozimet janë pa thelb
29/03 18:16
Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48