Drejtuesit politikë të Beratit dhe Dibrës, pak kohë më parë të lëkundur në qëndrimet e tyre, u rreshtuan në krah të Berishës. Pozicionimi i Tomor Alizotit dhe Xhelal Mziut pranë Berishës dhe marrja e drejtimit politik të dy qarqeve, nuk u la pa u përmendur në konferencën e përjavshme të ish-kryeministrit. Kreu I Partisë Demokratike u pyet nëse do ketë deputetë të tjerë që do të suprizojnë sikundër Alizoti dhe Mziu.