Pas fjalimeve para Kryeministrisë, ish-kryeministri Berisha dhe mbështetës të tij zgjodhën të marshojnë drejt institucioneve kryesore të vendit, të cilat kryedemokrati I cilëson si të inkriminuara. Së pari Berisha kaloi nga Kuvendi, ku opozita ka paralajmëruar protesta të vazhdueshme, për të vijuar me ministrinë e Brendshme dhe për të ndaluar para Bashkisë ku dha mesazhin e tij. Berisha zgjodhi ta mbyllë protestën e marshimin me një mesazh për socialistët përballë selisë rozë. Ndërkohë nga selia blu Berisha kërkoi lirimin e 3 të rinjve të shoqëruar pas incidenteve para kryeministrisë.