Në Asamblenë Parlamentare të OSBE, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi vendosjen e një qeverie teknike, si parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjatë fjalës së tij, Berisha e përshkroi panoramën aktuale në Shqipëri, si një narkodiktaturë ku kartelet e drogës vendosën për deputetët që do hyjnë në parlament.