Seanca e sotme plenare nisi me incidente. Ish-kryeministri Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi drejtuesja e seancës nuk i dha fjalën për replikë me Taulant Ballën. Berisha e akuzoi Ballën si të përfshirë në vrasjen e Ravik Gurrës, avokatit nga Elbasani. Pas bllokimit të foltores, Berisha u shfaq live në rrjetin social facebook.