Sali Berisha ka nisur procesin e rehabilitimit në kryesinë e partisë të Gazment Bardhit dhe mbështetësve të tij në Kuvend. Rikthimi i tyre në këtë Kryesi do të kërkojë ndryshim të statutit të Partisë. Burime të Top Neës pohojnë se ndryshimet pritet që të miratohen të martën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së së drejtuar nga ish-Kryeministri.