Si çdo ditë që prej fundit të vitit, kur u vendos nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, lideri i Rithemelimit Sali Berisha vijon të mbajë diskursin e tij me simpatizantët që mblidhen çdo mbrëmje poshtë pallatit ku ai banon. Berisha vlerësoi arritjet e tij në krye të PD dhe qeverisë shqiptare, teksa theksoi sërish se shpallja ‘non grata’ është sajuar nga Edi Rama për të çimentuar pushtetin e tij në Shqipëri.