Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka anuluar konferencën e përjavshme me gazetarët që zhvillon çdo të premte. Gjithashtu ai ka munguar dhe në festën e mbajtur mbrëmjen e së enjtes për 32-vjetorin e themelimit të RD-së. Burimet bëjnë me dije se shkak për mungesën e Berishës në publik gjatë këtij fillimviti është gjendja gripale prej disa ditësh e ish-kryeministrit.