Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron si antishqiptare deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama në Greqi, se shqiptarët e serbët janë kushërinj. Sipas tij një deklaratë e tillë vjen vetëm si rezultat i vasalitetit të plotë të tij ndaj Beogradit zyrtar dhe dëmton interesat kombëtare. Për të justifikuar tradhtinë e tij ndaj kombit shqiptar, ai arrin të shkelmojë mbi qindra mijëra të vrarë nga barbaritë serbë, të quajë gjenocidet serbe si gjenocide të kryera mes kushërinjve.