Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij ku vijon të jetë në masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’, akuzon kreun e SHISH për kontroll politik të institucionit. Sipas Berishës, në kundërshti me ligjin, numri një i Shërbimit informativ Shtetëror, ka urdhëruar vartësit e saj që të mos raportojnë askund pos në kryeministri, e të jetë kjo e fundit ajo që e përçon më tej informacionin.