Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, vijon me akuzat ndaj qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit. Në një deklaratë për mediet, ish-kryeministri denoncoi atë që e konsideroi si fenomen I zgjedhësve shëtitës, që sipas tij në të gjithë vendin janë regjistruar 547 mijë të tillë, në mënyrë që të ndryshonin rezultatin e zgjedhjve.