Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua akuza shpërdorim detyre duke e berë zyrtarisht të pandehur për dosjen e sterilizimit. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë, ish-ministri hodhi akuza para mediave ndaj SPAK se në 50 muaj nuk ka hetuar si duhet koncesionin e sterilizimit.