Ish-ministri Ilir Beqaj u paraqit këtë të enjte në SPAK ku përsëriti kërkesën për të marrë një kopje me fashikujt e dosjes hetimore për koncesionin e sterilizimit. Prokuroria e Posaçme, sipas asaj që tha avokati për mediat, kërkoi 1 milionë lekë si tarifë për t’ja vendosur në dispozicion. Shifra u konsiderua prej tij absurde. Ilir Beqaj vendosi të mos e paguajë tarifën dhe u izolua në SPAK për të lexuar të gjithë dosjen me mbi 700 fashikuj që kanë ngritur prokurorët ndaj tij dhe tetë personave të tjerë.