Mosbindja civile ka hyrë në ditën e pestë, këtë të premte në Serbi. Policia prej mëngjesit ka ndërhyrë me pasjisje për shpërndarjen e protestave dhe bllokadat e trafikut nëpër gjithë Serbinë. Një numër i madh qytetarësh u mblodhën që në orët e para të 4 korrikut para Fakultetit të Drejtësisë në Beograd për të protestuar ndaj incidentit që ndodhi natën midis të mërkurës dhe të enjtes, në të cilin u ndaluan rreth 30 studentë.