Përpjekje për të destabilizuar Francën dhe Gjermaninë, si dhe përgatitje të “trazirave masive” para zgjedhjeve në Moldavi. Këto janë akuzat më të fundit të ngritura, ku si autorë përmenden shtetas të Serbisë, ndërsa dyshohet se pas tyre qëndrojnë shërbimet ruse. Policia moldaviane përmes një video më 26 shtator, pretendonte se tregonte “kampe ushtarake në Serbi, të organizuara nga shërbimi sekret rus”.