Ministri i Brendshëm i Kosovës prezantoi për publikun këtë të hënë një arsenal të vërtetë armësh dhe mjetesh ushtarake, të cilat iu sekuestruan terroristëve që sulmuan të dielën Policinë e Kosovës. Por mes armatimeve të shumëta dhe hartave që tregojnë se sulmi ishte i mirëmenduar prej shumë kohësh, janë gjetur dokumente të nënkryetarit të Listës Serbe, i shpallur në listën e zezë të SHBA por edhe në kërkim për vrasje, Milan Radoiçiç.