Një hajdut serial është vënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi dyshohet se është autor i katër vjedhjeve të ndryshme të ndodhura në qytetin e Elbasanit. I arrestuari është me inicialet E. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas policisë në momentin e arrestimit atij i është sekuestruar edhe një kaçavidë të cilët dyshohet se e përdorte për të hapur dyert.