Dy vëllezër, Artur Hyka 49 vjeç, dhe Fatmir Hyka, 45 vjeç, janë arrestuar për shkak se akuzohen për një seri vjedhjesh në qytetin e Beratit. Ata u kapën duke kryer vjedhjen e fundit nga seriali i gjatë, pikërisht një banesë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.