Belgjika ka bërë të ditur se do të njohë zyrtarisht pavarësinë e shtetit të Palestinës gjatë mbledhjes së ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që nis më 9 shtator në Nju Jork. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm belg, Maxime Prevot, i cili theksoi se vendi i tij do t’i bashkohet qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kanadasë dhe Australisë për njohjen e shtetësisë palestineze.