Tre konsideratat që Rama ndau me qytetarët shqiptarë mbartën mes rreshtash edhe mesazhe për Athinën zyrtare. Arrestimi i Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, po mban pezull procesin e betimit të tij si kryebashkiak i Himarës dhe Greqia ka paralajmërua pengesa në Bruksel qoftë për financimet europiane në Shqipëri po ashtu edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Demokracia e Re coi gjithashtu një rezolutë për çështjen Beleri që mori dritën jeshile nga Partitë Popullore Europiane.