Në Tiranë ka mbërritur grupi i eurodeputetëve të Komitetit parlamentar të stabilizim asociimit, pjesë e të cilit është edhe Fredi Beleri. Burime pohojnë se mëngjesin e të martës, grupi i deputetëve ka zhvilluar një takim informal me Kryeministrin Edi Rama në ambientet e hotelit ku po qëndrojnë. Burimet shtojnë se mes Ramës dhe delegacionit nuk do të ketë pritje zyrtare në Kryeministri dhe se do të vijohet me agjendën e takimeve të europarlamentarëve me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.