Fredi Beleri, i arrestuar mbrëmjen e 12 majit për shitblerje votash në Himarë, u transferua nga paraburgimi i Vlorës drejt burgut 313 në Tiranë. Këtë të hënë në orën 13 00 do të mbahet senaca e rivlersimit të masës së sigurisë arrest me burg në Gjykatën e Posacme Antikorrupsion. Masa e sigurisë ndaj Belerit, u vendos nga Gjykata e Vlorës. Ndërkohë, i arrestuari tjeter Pandeli Kokaveshi vazhdon të qëndrojë në spital, për shkak të problemeve shëndetësore.