Fredi Beleri mbetet në burg. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar sërish kërkesën e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, për një masë më të lehtë sigurie. Gjyqtarja Daniela Shirka ka rrëzuar apelin e Belerit, duke lënë në fuqi vendimin e GjKKO-së, e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të.