Kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për Tiranën, Roland Bejko, ka zgjedhur që këtë të enjte të shpërndajë programin e tij për Kryeqytetin në zonën e 5 Majit dhe Medresesë. Gjatë ecjes së tij e takimeve kryesisht biznese, Bejko kërkoi votën e tyre për të sjellë ndryshim. Ndërkohë mes tyre kishte edhe prej tyre që u shprehën se nuk do të votonin. Bejko poashtu denoncoi atë që e konsideroi si asfalt elektoral nga Bashkia.