Përmes një letre drejtuar Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Pete Hegseth, kongresmeni Ritchie Torres ka kërkuar shkarkimin e Zëvendës Sekretares së Shtypit në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, Kingsley Ëilson, e cila publikisht kishte shkruar në vitin 2023 “bëje Kosovën Serbi sërish”. Në letrën e kongresmenit shkruhet se zyrtarja në departamentin e Mbrojtjes ka përforcuar “propagandën anti-kosovare, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj më pro-amerikanëve aleate në Evropë, gjë që e përafron atë me interesat e Vladimir Putin”.