Të shtunën, më 25 maj, u mbajt finalja e madhe e edicionit të tretë të reality show-t të njohur, Big Brother VIP Albania. Fituese e këtij edicioni u shpall Egla Ceno, duke siguruar kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Në vend të dytë u rendit aktori Julian Deda, ndërsa prezantuesi Romeo Veshaj zuri vendin e tretë. Pas përfundimit të spektaklit, Top Channel organizoi një festë madhështore për të gjithë konkurrentët dhe stafin e programit.