Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë në Bolonja të Italisë, ku u prit nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe. “Mos e harroni kurrë atdheun e të parëve! - këshilloi Kreu i Shtetit bashkëatdhetarët duke i inkurajuar: “Vazhdoni të punoni me dinjitet, duke ngritur lart flamujt e vendit nga keni ardhur dhe vendeve që ju kanë mirëpritur, ashtu siç shpalosen dhe flamujt në hyrje të sipërmarrjrd suaj”.