Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për inspektimin, të miratuar në seancën e 12 shtatorit. Arsyetohet nga presidenca se ndryshimet ligjore nuk i janë nënshtruar procedurave të rregullta parlamentare dhe se ligji i ri krijon konfuzion në praktikë. Ky ligj përbëhet nga 129 nene, pjesa e parë parashikon ndryshime konceptuale ndërsa nenet 58-125 synojnë të ndryshojnë 68 ligje të tjera.