Dekreti i pezulluar i presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Tiranës, do të shqyrtohet më 31 tetor nëse ka qënë apo jo në përputhje me Kushtetutën. Pak ditë para seancës, Institucioni i Presidencës përmes një shkrese i kërkon Kushtetueses që të deklarojë moskompetencës lidhur me këtë dekret. Sikurse e ka shprehur edhe më herët, Presidenca vlerëson se kjo çështje i takon Gjykatës Administrative.