Presidenti I Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas takimeve të para me partitë e vogla, në kuadër të caktimit të datës së re të zgjedhjeve parlamentare. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet se “Dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë.”