Top News/ Begaj nxjerr dekretet. Pasdite mbledhja e Kuvendit për ndryshimet në Qeveri
30/07/2024 13:26

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar katër ndryshimet më kabinetin qeveritar, të propozuara nga Kryeministri Edi Rama. Dekretimi ka mbërritur këtë të martë, dy ditë pasi propozimet u njoftuan nga Rama në Kongresin e Partisë Socialiste dhe më pas u dorëzuan edhe në Presidencë. Begaj ka dekretuar si shkarkimet e Taulant Ballës, Niko Peleshit, Ervin Metes dhe të Elisa Spiropalit, ashtu edhe emërimet e Ervin Hoxhës te Ministria e Brendshme, Pirro Vëngut te Mbrojtja, Petrit Malajt te Financat dhe Taulant Ballës te Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Pas këtij vendimi të Bajram Begajt pritet që Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme rreth orës 17:00 të pasdites së kësaj të marte. Nga opozita thonë se thirrja e seancës është e paligjshme, pasi njoftimi duhet dhënë 24 orë para mbajtjes së saj. Vlen të theksohet se para se të dekretonte shkarkimet dhe emërimet e reja, Presidenti Bajram Begaj pati një takim me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Ëisner. Në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca thuhet se në këtë takim, Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i japin Shqipërisë dhe falenderoi diplomatin amerikan për kontributin personal që ka dhënë në këtë drejtim gjatë kësaj periudhe që drejtoi Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Top News- Kandidatura Braçe? Flet Berisha, Kush do jetë kandidati i PD?
04/04 16:04
Top News- A mund të sulmojë Irani me raketa Shqipërinë? Berisha tregon garancinë në mbrojtje
04/04 16:02
Top News – Rama: BE do të na marrë brenda vetes. ‘Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave’
04/04 15:36
Top News – Berisha ‘harron’ Florjan Binajn! ‘Do u ofrojmë qytetarëve kandidatin më të shkëlqyer’
04/04 15:13
Top Channel/ Berisha heq dorë nga Binaj, premton një kandidat të PD për Tiranën
04/04 15:10
Top Channel/ “BE na mbështet”, Rama: Negociatat mbyllen deri në 2027, të gjitha vendet e BE janë pro
04/04 15:06
Top News – ‘Protesta e fuqishme, kundërshtarin do e kapim në befasi’ Berisha flet për 17 prillin
04/04 15:03
Top News – ‘Plogështi e madhe në stukturat e PD.’ Ja si përgjigjet kryedemokrati Sali Berisha
04/04 15:03
Top News – ‘Shtrenjtimi i naftës, taksimi më i lartë në botë’ Berisha flet për karburantet
04/04 15:03
Top News – ‘Masa qesharake për çmimin e naftës, emergjencë përgjysmimi i taksave’
04/04 15:02
Top News – ‘9 shtete të BE kundër Shqipërisë, integrimi në vend numëro, shkak Balluku’
04/04 15:02
Top News – ‘Edi Rama, armik i egër i integrimit dhe mbrojtës i interesave të tij.’
04/04 15:02
Top News – Berisha pyetet për Erion Braçen. ‘Nuk komentoj problemet e partisë së krimit’
04/04 15:01
Top Channel/ Berisha “djeg” Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
04/04 14:39
Top News – ‘Kemi yjet e fatit, BE do të na marrë brenda vetes.’ Rama flet për integrimin
04/04 14:32
Top News – ‘Korrupsioni, gënjeshtër shumë e madhe’ Rama u përgjigjet kritikëve
04/04 14:31
Top News – ‘Asnjë shtet i BE nuk është kundër, na duan pjesë të unionit europian.’
04/04 14:31
Top News – ‘Jo u bllokua, jo u ndalua ..’ Rama përgënjeshtron lajmet për integrimin në BE
04/04 14:30
Top News – Përplasjet me Spiropalin. Rama – Nuk kanë interes publik, ne folëm 7 orë
04/04 14:30
Top Channel/ Rama: Jemi vetëm në rrugën e integrimit, në katin e dytë të Brukselit…
04/04 13:57