Dy muaj nga lirimi prej detyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura I Bajram Begajt, I cili u zgjodh si kreu I ri I shtetit, Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kenë drejtuesin e ri. Gjeneral brigade Arben Kingji është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, teksa lajmi është konfirmuar nga Presidenca, e cila nëprmjet një njoftimi zyrtar, bën me dije se kreu I shtetit Bajram Begaj, ka dekretuar me propozim të Kryeministrit, Gjeneral brigade Arben Kingjin në këtë detyrë.